Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Kryeministri Fatos Nano nuk ka arritur të bindë komisionerët socialistë Fino, Muçi, Bizhga, Çipa e Çaçi, të pasqyrojnë në raportin përfundimtar ndaj Fatos Klosit, të gjitha akuzat që janë adresuar nga lideri i mazhorancës. Në një takim në zyrën e tij përreth tre orë, Nano ka kërkuar nga socialistët e komisionit hetimor Ngjela, të pranojnë fajësinë e Klosit.
Nga ana tjetër, komisionerët socialistë kanë deklaruar se nuk mund të firmosin një raport të përbashkët me opozitën, ku do të pasqyroheshin fakte të pavërteta dhe që nuk kanë rezultuar nga hetimet ndaj Klosit. Nano e ka akuzuar ish-shefin e shërbimeve sekrete për politizim të institucionit, bashkëpunim me element të inkriminuar, shkelje të ligjit në emërimin e lëvizjeve të punonjësve, si dhe abuzime të mëdha financiare.
Ndërkohë komisioni parlamentar Ngjela vendosi t’i japë fund hetimeve dhe të nis procesin e hartimit të raportit përfundimtar mbi veprimtarinë e SHIK, në kohën kur drejtohej nga Fatos Klosi.
Spartak Ngjela:- “Caktojmë ditën që e kemi të limituar, të hënën, për t’ia paraqitur Kuvendit. Ne të hënën i paraqesim raportin Kuvendit, se kur e merr Kuvendi në shqyrtim është çështje tjetër. Në jemi të detyruar t’i paraqesim Kuvendit ku të konceptohet organi që e fut brenda, në seancë. Pra unë të hënën i paraqes raportin brenda ligjit”.
Bashkim Fino:- “Mund t’i kërkojmë kryetarit të Kuvendit për një shtesë 2-3 ditë që nuk ka asgjë. Madje dhe ligji na i lejon, që brenda 7 ditëve nga dita e mbylljes së hetimeve, ne kemi të drejtë të vijmë në Kuvend të paraqesim raportin tonë”.
Mustafa Muçi:- “Ne nuk kemi më mandat që t’i kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë shtyrjen e afatit. Mandati jonë ka përfunduar në datën 31. Ky komision në kuptimin e termit juridik nuk ekziston më. Ne nuk mund t’i drejtohemi dot si komision Kuvendit të Shqipërisë është tjetër gjë mënyra se si ne do ta menaxhojmë si komision veprimtarinë tonë të brendshme”.
Deri të mërkurën ekspertët do të zbardhin dëshmitë e dhëna përpara komisionit, ndërsa raporti përfundimtar do të jetë në duart e kryeparlamentarit Servet Pëllumbi të hënën paradite. Socialistët kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës për përfshirjen e Klosit në vrasjen e deputetit Azem Hajdari, si dhe në terrorin ndaj opozitës. Kontraditat e shfaqura në komisionin Ngjela, mund të detyrojnë palët të dalin me dy raporte veçanta në Parlament mbi veprimtarinë e SHIK./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!