Vetëm pesë ditë pas fitimit të mandatit të tretë qeverisës, Partia Socialiste filloi procedurat për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta.
Të shumta janë edhe diskutimet nëse Meta do e dekretojë apo jo kryeministrin e rizgjedhur, Edi Rama.
Në postimin e tij në facebook, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mos japë asnjë koment mbi këto çështje, teksa i ka konsideruar vijim të teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.
Meta ka bërë apel për numërim dhe rinumërim të votave të pavlefshme në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas statistikavve krahasuese të publikuara nga kreu i shtetit për qindja e votave të pavlefshme në zgjedhje ka ardhur duke u rritur krahasuar me zgjedhjet e 2013 dhe ato të 2017.
Sipas tij janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa në grupin e socialistëve ka zhvillime lidhur me vijimësinë në detyrë të presidentit, duket se ky i fundit nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve dhe cilëson se rinumërimi i votave të pavlefshme është i rëndësishëm për të garantuar demokracinë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#IlirMeta#PS#TopChannel
Ещё видео!