Lulzim Basha duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund kushtit të panegociueshëm për qeveri teknike. Madje nga ajo që e cilëson betejë për votën e lirë nuk e ka trembur as darka e së dielës mes dy krerëve të koalicionit, në të cilën është diskutuar edhe mundësia e rinovimit të kontratës mes dy aleatëve Rama-Meta edhe për katër vitet e ardhshme.
“Komentet për markatën e peshkut tek Pazari i Ri merrini tek tregtarët e peshkut. Por peshku është qelbur nga koka prej kohësh dhe këtë e di çdo shqiptar.”
Aleancën tha se e ka me popullit, të cilit i premtoi nga çadra e opozitës se nuk ka asnjë tërheqje nga premtimi i 18 shkurtit, pavarësisht presioneve që sipas tij po bëhen për tërheqjen nga kushti i saj për qeveri teknike.
“E vetmja garanci është bashkimi dhe qëndresa jonë deri në fitore. Me shpifje, mashtrime dhe presione do bëjnë gjithçka për tërheqjen tonë, tërheqjen e PD, Lulzim Bashës dhe opozitës nga kjo betejë. Garantoj çdo shqiptar me vendosmërinë më totale, jam dhe jemi më të fortë dhe të vendosur se në çdo ditë që do lëmë pas. Nga kjo betejë nuk tërhiqem pa përmbushur premtimin që para jush dhashë, pa i shkuar deri në fund vendimit që bashkë morëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike dhe vetëm votë të lirë dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.”
Basha e akuzoi kreun e qeverisë se me paratë e narkotrafikut po lobon në Europë e SHBA për të mbajtur në këmbë republikën e vjetër të krimit.
Tv Klan
Ещё видео!