Udhëheqësit e NATO-s ndodhen në Uashington për samitin vjetor të NATO-s që përkon me 75-vjetorin e themelimit të aleancës dhe zhvillohet në sfondin e luftës në Ukrainë. Delegacioni shqiptar udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tri tema kryesore. Së pari, forcimi i mbrojtjes. Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, prioriteti kryesor i NATO-s ka qenë forcimi i mbrojtjes për të shmangur luftën. Kjo agjendë është transformuar dy vjet më parë, pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
NATO-ja ra dakord për një koncept të ri strategjik në samitin e Madridit, që bazohet në përpjekjet ekzistuese për forcimin e mbrojtjes.
Që nga samiti i Madridit, aleatët e NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, kanë shtuar forcat e gatishmërisë së lartë, modernizuar komandën dhe kontrollin dhe integruan me sukses dy aleatë të rinj: Finlandën dhe Suedinë. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë këtë samit për anëtarësimin e Ukrainës.
Tema e dytë e samitit do të jetë mbështetja e Ukrainës për t’u mbrojtur nga Rusia. Sipas televizionit amerikan CNN, në një deklaratë të hartuar për Ukrainën thuhet se anëtarësimi i saj në NATO është i pa kthyeshëm.
Por, gjasat që Ukraina, gjatë Samitit në Uashington, të marrë ftesë zyrtare për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s, janë gati joekzistente.
Dhe, tema e tretë e samitit do të jetë forcimi i partneriteteve globale të NATO-s. Aleatët janë duke e kuptuar gjithnjë e më shumë se sfidat me të cilat përballen, janë të ndërthurura me rajone të tjera.
Për shembull, 40 për qind e tregtisë së Europës kalon përmes Detit të Kinës Jugore, ndërsa luftën e Rusisë në Ukrainë e ka mbështetur importimi i municioneve nga Koreja e Veriut dhe mallrat kineze me përdorim të dyfishtë.
Kosova, po ashtu, do të përfshihet për herë të parë në një ngjarje në kuadër të samitit. Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Samiti do të jetë gjithashtu i fundit për Stoltenbergun, pasi në vjeshtë do t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit aktual holandez, Mark Rutte.
Në të kaluarën, Rutte ka mbështetur fuqishëm idenë se Evropa duhet t’i forcojë aftësitë e saj të mbrojtjes dhe të zbulimit, por gjithashtu ka pranuar se ndihmat ushtarake të SHBA-së janë kritike.
Përvoja e Ruttes si kryeministër i Holandës për gati 14 vjet, duke udhëhequr qeveri të ndryshme koalicioni, do ta ndihmojë atë të përballojë sfidën e mbajtjes bashkë të 32 aleatëve të NATO-s. Por sfidë më e madhe për të dhe NATO-n do të jetë përshtatja e aleancës përballë një Kremlini gjithnjë e më agresiv.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!