Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka nisur sot në orën 09:30 zyrtarisht punën.
Tetë prokurorët e kësaj prokurorie të betuar një ditë më parë te Presidenti me në krye kryetarin e zgjedhur nga KLP, Arben Kraja, janë tashmë në krye të detyrës.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ishte prezent në ditën e parë të punës së SPAK tek godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ibrahimi u shpreh se SPAK është rezultat i Reformës në Drejtësi dhe i një procesi të gjatë bazuar në meritokraci.
“Ne si Këshill kemi qenë në ball të punës për krijimin e Institucioneve të reja të Drejtësisë. Dritat e skenës do të vendosen te këto institucione, këto do të japin produktin e Reformës në Drejtësi. Si produkt i një pune meritokracie dhe procesi të gjatë, sot kemi SPAK, të njohur tashmë në të gjithë Shqipërinë. Tani gjithçka është në vendin e vet. Fillojnë prokurorët detyrët. Zoti Kraja fillon sot punën.”
Arben Kraja është prezantuar si drejtues nga Ibrahimi. Ai ku ka falenderuar KLP për emërimin dhe për përzgjedhjen e prokurorëve, akoma edhe ata që nuk e kanë votuar pasi i tregojnë atij se ka hapësirë për t’u përmirësuar.
“Falenderoj për procesin transparent të përzgjedhjes. Falenderoj edhe ata që nuk më votuan sepse e di sr kam gjëra për të përmirësuar dhe me bashkëpunim do ta drejtojmë shumë mirë këtë institucion. Tani do ja fillojmë nga puna”, u shpreh Kraja.
Copyrighted by News24 Albania
Ещё видео!