Për mjaft emigrantë, Gjermania mund të jetë toka e premtuar, por për shumë gjermanë vetë, nuk është aspak kështu. Ata i kthejnë sytë nga vende të tjera si Luksemburgu, të joshur nga paga dukshëm më të larta dhe kushte më të mira pune. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, mbi 52,000 gjermanë punojnë në këtë vend- 30 për qind më shumë se një dekadë më parë.
Pjesa dërrmuese e tyre ende jetojnë në Gjermani dhe shkojnë në punë në Luksemburg. Vetëm në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social janë të regjistruar 6,300 gjermanë, mes tyre të paktën 4000 kujdestarë. Një prej tyre, Somaeh Metzger, thotë se nuk ka pothuajse asnjë orë më shumë jashtë orarit të punës, punonjësit respektohen, ndërsa paga është gati dyfish më e lartë se në Gjermani. "Unë fitoj më shumë në Luksemburg duke punuar 60% të orarit, sesa në Gjermani kur punoja me orar të plotë," shprehet Metzger. Luksemburgu me 670 mijë banorë, së fundmi ka rritur sërish pagat e punonjësve në kujdesin e të moshuarve dhe të sëmurëve.
Me dhjetë vjet shërbim, një kujdestare në një shtëpi për të moshuar fiton rreth 65,000 euro në vit - plus bonuse. Ndërsa një infermiere mund të marrë rreth 100,000 euro. Luksemburgu me sa duket është gati t'i paguajë kujdestarët edhe më mirë, sepse popullsia edhe atje po plaket. Sipas vlerësimit të shoqatës së kujdestarëve Copas, në pesë vitet e ardhshme do të jetë e nevojshme të plotësohen 4000 vende pune shtesë në sektorin e përkujdesit: kujdestarë, infermiere, fizioterapistë e deri tek asistentët e kuzhinës.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermania#Eksod#TopChannelNews
Ещё видео!