Dita e 16 e sulmit rus ka nisur me bombardime të ashpra. Predhat ruse goditën disa objektiva, përfshirë edhe civilë në Harkiv, Dnipër e Lutsk, por jo vetëm. Pamjet e publikuara nga dëshmitarët në rrjetet sociale, por edhe nga ushtria ukrainase tregojnë qartë fuqinë e bombave të hedhura nga rusët në zonat civile. Kjo video tregon rrënimin e një fabrike këpucësh në Dnipër, ku flitet edhe për të vrarë mes civilëve.
Media të ndryshme hedhin dyshime se një spital psikiatrik në Izum të rajonit të Harkivit u godit me predha ruse, paraditen e kësaj të Premteje. Në momentin e sulmit, në spital mendohet të kenë qenë 300 persona, një pjesë e të cilëve u evakuuan.
Nuk ka ende shifra viktimash, por nëse vërtetohet ky është sulmi i dytë brutal ndaj objekteve shëndetësore civile pas atij të së Mërkurës në një maternitet në Mariupol, ku u vranë 3 persona mes të cilëve një 6-vjeçare. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se spitali kishte dalë jashtë funksionit dhe ishte shndërruar në strehë militantësh radikalë. Bombardime edhe në zonat civile përreth Kievit.
Trupat ruse po lëvizin drejt kryeqytetit dhe këtë e vërtetojnë edhe pamjet satelitore, që tregojnë se autokolona ruse e stacionuar prej ditësh në hyrje të Kievit është shpërndarë. Gati për luftë janë edhe ushtarët ukrainas që zënë pozicionet përreth zonës urbane të Kievit. Korridoret e evakuimit të civilëve të hapura gjatë kësaj jave nuk po funksionojnë.
Kombet e Bashkuara thonë se numri i civilëve të vrarë ka kapërcyer 500, ndërsa ai i të larguarve nga lufta, 2.3 milionë, shumica drejt vendeve europiane. Presidenti rus Vladimir Putin ftoi vullnetarë të huaj të luftojnë kundër ushtrisë ukrainase. Ftesa u bë si kundërpërgjigje ndaj vullnetarëve nga vendet pro-perëndimore, që sipas presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, deri më tani janë 16 mijë.
Tv Klan
#Ukraine #Rusi
Source: Reuters, Twitter
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!