Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar të martën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron të bisedojë me Beogradin, duke cuar në bllokimin e dialogut dy palësh.
Duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, Vuçiqcpërmendi deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku thotë se palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialogun dy palësh.
Presidenti, i cili nuk e ka fshehur se ndodhet nën presion për shkak të bllokimit të dialogut, po mundohet edhe të joshë Prishtinën zyrtare t’i kthehet tryezës së bisedimeve.
“Serbia dëshiron dialog por është fare e qartë se Prishtina jo. Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne duam rezultate, por zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të flasë fare me ne”, tha Vuçic
Kryeministri Albin Kurti dekaroi të dielën se është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë”, por sipas raporteve, deri më tani ky plan nuk është bërë realitet.
Ndërkohë, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha dje se në këtë moment nuk ka gatishmëri as të Prishtinës e as Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#BE#Kosova#TopChannel
Ещё видео!