[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Epidemia e gripit ka shënuar viktimën e pestë. Një 3-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës si pasojë e virusit të stinës. Vogëlushi ishte shtruar prej një jave në spitalin e Lezhës, pasi ishte paraqitur me temperaturë të lartë, ethe dhe kollë. Por sipas mjekut pediatër Kastriot Kolmarku për shkak të mospërmirësimt te gjendje u dërgua në reanimacionin e shërbimit të pediatrisë në QSUT në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ministria e Shëndetësisë sqaron se 3-vjeçari ka pasur edhe probleme të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulore si dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Edhe familjaret e vogëlushit kanë kaluar sëmundje respiratore. Me herët katër paciente të moshuar me semundje kronike, të shtruar te spitali u “Shefqet Ndroqi” humben jete si pasoje e komplikacioneve nga gripi. Ndërkohe disa te tjerë po ne ketë spital janë ne gjendje te rende.
Ещё видео!