Betejë idioteske e konsideron kryetari i grupit parlamentar socialist pjesëmarrjen e opozitës në protestën e banorëve të unazës së re në Tiranë. Projektin për ndërtimin e unazës së madhe e ka hartuar dhe firmosur Lulzim Basha- deklaroi në seancën parlamentare Taulant Balla.
“Është e turpshme që pas historive pa fund, dështimit tek Parku i Tiranës dhe këndet e lojërave, dështimi tek Sheshi Skënderbej dhe Teatri, tani kemi dhe një betejë idioteske sikurse është kjo për të penguar vijimin e ndërtimit ë Unazës së Tiranës. Aq e pakuptime është sa kryetari në detyre Lulzim Basha ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës se ku kalon Unaza me firmë dhe me vulë, qoftë si ministri i Transporteve deri në vitin 2007, por edhe si kryetar i Bashkisë nga viti 2011 deri në vitin 2015. Banorët që ankohen tek Lulzim Basha duhet të informohet nga Basha se ai ka vënë gjurmët. Unaza do të vijojë”.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që javën e ardhshme të vijë të Kuvend, pasi e ka detyrim të paraqitet në seancë plenare për diskutimin e buxhetit.
“Apeli im është që opozita e ka detyrim të paraqitet në seancë plenare. Nuk ndodh në asnjë vend europian që opozita të mos marrë pjesë në diskutimin e buxhetit. Në pamundësi për të paraqitur një paketë fiskale alternative sikurse do e bënte çdo opozitë në vendet evropiane. Të vinë këtu dhe të sjellin kërkesat e tyre për investime në zonat përkatëse për ulje të taksave apo rritje të pagave si dhe investime në zonat e tyre”. /abcnews.al
Ещё видео!