Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen. Në fjalën e saj, ministria u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të bashkohen me thirrjen për vaksinim.
“Në luftën për jetën, avantazhi i vetëm që kemi sot është vaksina. Në luftën për jetën, çdo vaksinë e shtuar sot, frenon përhapjen e infeksionit dhe rrezikimin e jetës së dhjetëra njerëzve nesër. Flasim për shëndetin publik, dhe mjafton kjo për t’i dhënë kësaj kauze një dimension që shkon përtej përfitimeve të vogla që sjell retorika e mbushur me akuza pa pikë baze. Nuk do të ishte turp, as lëshim, as humbje, as dorëzim, as tërheqje, sikur çdonjëri prej 140 deputetëve në sallë, të shfrytëzonte të paktën një herë të vetme, hapësirën në media, në rrjetet e veta sociale, për t’u bërë një thirrje të sinqertë qytetarëve: Vaksinohuni. Luftës për jetën, i bëjnë dëm deklaratat e hedhura pa teklif, sa nga dritaret e rrjeteve sociale, e ndonjëherë edhe nga deklaratat e të papërgjegjëshmve për fat të keq edhe në këtë sallë, për “vaksina të pasigurta”. Luftës për jetën e qytetarëve i bëjnë dëm edhe thirrjet për të nxirë dhe shtrembëruar realitetin e spitaleve, duke i bërë njerëzit të hezitojnë, dhe ta mbajnë frymën në spital, atëherë kur mund të jetë tepër vonë. Edhe debatet shterpë që nuk lënë gjë pa e përdorur për politikën e ditës, apo sinkronin e mbrëmjes, nuk i shërbejnë luftës për jetën, që stafet tona po e zhvillojnë prej gati dy vitesh”, tha Manastirliu.
Më tej ministrja duke folur për procesin e vaksinimit, paralajmëroi se mund të ketë një miratim për vaksinim me dozën e tretë dhe të ulet fasha e vaksinimit dhe për fëmijët nën 18 vjeç.
“Për sa na takon ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar vaksinat për çdo qytetar shqiptarë. Nuk po flas vetëm për popullatën mbi 18 vjeç, flas dhe për dozat e tjera, dhe për uljen e fashës së vaksinimit nën 18 vjeç nëse ekspertët do të vendosin. Ndaj akti normativ që miratojmë sot është kontrata për 500 mijë vaksina Pfizer. Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot dhe 180 mijë vaksina AstraZeneca fal Italisë mike”, tha ajo./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!