Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka denoncuar kërcënimin e bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që Ukraina të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur. Merezhko ka deklaruar se është e drejtë sovrane e Ukrainës që të vendosë nëse do ta njohë apo jo Kosovën. Ai tha se nuk i takon Vuçiçit të mësojë Ukrainën se cfarë të bëjë apo ta kërcënojë atë. “Jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo. Dhe nuk i takon zotit Vuçiç të na mësojë apo të na diktojë se çfarë duhet të bëjmë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme. Për sa i përket njohjes së Kosovës, sipas Kushtetutës sonë, është prerogativë e presidentit, sepse presidenti është përgjegjës për zhvillimin e politikës së jashtme, përfshirë çështjet e njohjes”- ka thënë ai. Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës për momentin nuk konsiderohet e arsyeshme. Ai ka thënë se ndoshta kjo do të thotë se një vendim për këtë çështje do të shtyhet deri në fund të luftës. “Kjo është një çështje e ndërlikuar. Pavarësisht se nuk i takon parlamentit të vendosë nëse do të njihet apo jo kosova, ka zëra të fortë atje që shprehin mbështetje dhe kjo për mua ka kuptim”, tha ai duke nënvizuar se Kosova ka qenë dikur në një situatë të ngjashme me ukrainën. “Ukraina aktualisht është e ekspozuar ndaj gjenocidit. Rusia po bën një luftë gjenocidale kundër Ukrainës, dhe me sa më kujtohet nga historia e Kosovës, Kosova ishte në një situatë të ngjashme”- ka thënë ai. Më herët, Merezhko kishte deklaruar se njohja e kosovës nga ukraina po diskutohet në kiev. Ndërkohë, ambasadori i ukrainës në Serbi, Volodimir Tolkach tha një ditë më parë se edhe zërat në shoqërinë ukrainase po intensifikohen për njohjen e Kosovës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Ukraina
Ещё видео!