Krerët më të lartë të shtetit dhe diplomacisë greke kanë përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për t'i dhënë shtetësinë Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Janullatos. Është Presidenca ajo që njofton, se Ilir Meta ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin dhe ministrin e Jashtëm grek, pikërisht për këtë çështje.
"Presidenti Grek Prokopis Pavlopulos i shprehu Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta falenderimet e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasi. Gjatë një bisede telefonike të martën, Presidenti i Republikës së Greqisë Prokopios Pavlopulos theksoi, se vendimi i fundit i shërben klimës së bashkëpunimit dhe përmirëson në mënyrë thelbësore marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Gjithashtu, Zoti Meta pati dje një komunikim telefonik me të njëjtën temë, edhe me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias".
Saimir Tahirit i zhbllokohet pasaporta dhe karta e identitetit. Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka vendosur që t'i zhbllokojë pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, të cilit i ishte ndaluar të udhëtonte jashtë vendit deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda thotë se Tahiri nuk rrezikon të prishë provat, ndërsa avokati i tij Maks Haxhija thotë se gjykata është bindur pas provave të reja, që janë paraqitur nga pala mbrojtëse.
Nga Elbasani, zona më e nxehtë e bandave kriminale, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shfaqur më i vendosur se kurrë në luftën kundër tyre.
Fatmir Xhafaj: Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në veprimtari kriminale të jenë të sigurtë që në momentin më të përshtatshëm do të marrin ndëshkimin e merituar.
Petrit Vasili e cilësoi komedi sjelljen e ministrit të Brendshëm, ndërsa e akuzoi qeverinë si të bërë njësh me krimin. Nëpërmjet një statusi në facebook, Vasili tha se Xhafaj hesht kur shkelet Kushtetuta dhe kur dhunohen deputetët nga policia e tij.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!