#shperthime #tritol
Pas më shumë se 3 vitesh, Policia e Shkodrës ka zbardhur 2 shpërthime me tritol të ndodhur natën e 4 Janarit 2020 në Shkodër.
Në atë kohë, një sasi lënde plasëse u hodh në hyrje të banesës së Prelë Milanit në lagjen Guerrile të qytetit që mbante detyrën e shefi të policisë së Thethit.
Më pas, një tjetër shpërthim u regjistrua në banesën e shtetasit Zef Bungaja në lagjen Shtoj i Ri.
Nga ngjarjet pati vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk u shënuan persona të lënduar. Policia thotë se autor i këtyre shpërthimeve është 33-vjeçari Ded Nika.
Hetimet ishin rihapur vetëm pak javë më parë dhe në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet e inteligjencës policore u arrit të identifikohej autori.
Burime nga policia e Shkodrës thanë se motiv i ngjarjes ishte bërë detyra e efektivit të policisë. Në atë kohë ai ishte angazhuar në goditjen e disa parcelave me kanabis në zonën e Dukagjinit ku kishte detyrën e operativit të zonës.
Edhe në dëshminë e dhënë para hetuesve Prel Milani kishte deklaruar se dyshonte se detyra e tij ishte bërë shkak për sulmin.
Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë 2 akuza dhe është vendosur masa “arrest me burg” nga gjykata. Edhe kohët e fundit ka pasur disa raste të sulmeve me eksploziv ndaj zyrtarëve të policisë në Shkodër, ngjarje që mbeten ende të pazbardhura.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!