Lulzim Basha zgjodhi të bëjë të paditurin për incidentin e ndodhur në mbledhjen e kryesisë së PD, ku mbështetës të tij fyen dhe ofenduan deputetët dhe gazetarët. Si rrallë herë Basha erdhi këtë të enjte në Kuvend, nga ku tha se nuk ka patur dijeni për incidentin e ndodhur në Kryesi.
Basha deklaron se nuk di as e kush është përgjegjës për fyerjen e deputetëve dhe gazetarëve.
Teksa Gazment Bardhi thotë se ai vetë dhe deputetët e tjerë u fyen dhe u kërcënuan nga mbështetësit e Bashës, Enkelejd Alibeaj i cilësoi deklaratat e tyre emocionale.
Përgjigja Alibeajt i erdhi menjëherë nga Gazment Bardhi.
Për incidentin në mbledhjen e kryesisë, deputetët të cilët ishin objektivi fyerjeve dhe ofendimeve të mbështetësve të Bashës, deklaruan edhe njëherë që janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 Korrik.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!