Me votimin në seancën e sotme plenare, Arben Ahmetaj është zyrtarisht Ministër i Financave dhe Milva Ekonomi,ministre e Ekonomisë. Pas votimit të shkarkimit të Ministrit Shkëlqim Cani nga Financat dhe Arben Ahmetaj nga Ekonomia, kuvendi votoi për dekretet e emërimit të dy ministrave të rinj.
Emërimi i Arben Ahmetaj u votua me 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa për Ekonomin, votuan 76 deputetë.
Ndryshe nga ç’pritej, në procesin e votimit ka marrë pjesë edhe deputeti Armando Prenga i cili një ditë më parë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në kuvend deri në një vendim të Gjykatës. "Nuk do vij më derisa të ketë vendim të formës së prerë. Unë nuk thash se nuk do marr pjesë u pezullova nga çdo vendim i Kuvendit. Erdha për dekretet e presidentit. Për 6 muaj nuk digjet mandati. Nëse gjykata përgjigjet negativisht s'do marr pjesë në politikë," tha Prenga për gazetarët, ndërsa shtoi se nuk do të vijë më në parlament.
Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës, të cilët ashtu siç kishin paralajmëruar, bllokuan foltoren e kuvendit.
Ещё видео!