Gjykata e Elbasanit gjeti fajtor dhe dënoi me 22 vite burg ish efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të 2021.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 25 vite heqje lirie. Ndërkohë avokatët paralajmëruan se do e apelojnë vendimin e dënimit, pasi pretendojnë kualifikim tjetër të veprës penale në kushtet e vetëmbrojtjes.
Fajtor për shpërdorim detyre u shpallën 2 ish-zëvendës drejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të cilët u dënuan me nga 1 vit shërbim prove.
Për të njëjtën akuzë, me 8 muaj shërbim prove u dënuan edhe 6 efektivë të tjerë të drejtorisë.
Paplekaj qëlloi me armë ndaj Xhuvanit, pas një konflikti në lagjen numër 5 në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Konflikti nisi, pasi Paplekaj bashkë me disa persona të tjerë, pjesë e të ashtuquajturës struktura e mbrojtjes së votë në Partine Demokratike, kishte ndaluar një person për të cili dyshonin se po shpërndante para për vota.
Në këtë ngjarje u plagosën edhe 5 persona, mes tyre dhe një efektive e policisë, teksa nga gëzhojat rezultoi se kanë qëlluar edhe dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar ende.
Tv Klan
#pjerinxhuvani #arberpaplekaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!