Nga mëngjesi i së hënës, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, mbulohen me letër ngjitëse.Kjo shënon edhe fillimin e zbatimit të pikës së dytë të marrëveshjes së javës së kaluar të arritur midis palëve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës.
Sipas marrëveshjes, letrat ngjitëse do të përdoren deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe një grup punues do të fillojë më 21 tetor përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të përhershme.Policia e Kosovës tha se zbatimi i marrëveshjes ka filluar në nivel vendi, në të gjitha vendkalimet kufitare.Të shtunën forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, duke i dhënë fund bllokimit të tyre për gati dy javë me radhë.
Tensionet përfshinë veriun e Kosovës më 20 shtator pasi që serbët lokal dhe Beogradi reaguan me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për të zbatuar reciprocitetin për përdorimin e targave të makinave.Qeveria vendosi që nga 20 shtatori, makinat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohet në Serbi me makinat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet me radhë. Ajo dërgoni atje njësitë e posaçme për të siguruar zbatimin e vendimit.Protestuesit serbë vendosën barrikada në rrugë ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake.
Të enjten palët arritën në Bruksel një marrëveshje trepikëshe, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pika e parë e së cilës parashihte atë që edhe ndodhi gjatë të shtunën– largimin e barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Kosovë#TopChannelNews
Ещё видео!