#oranews #spak #pjerinndreu
Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Një orë pas hyrjes në SPAK, Pjerin Ndreu konfirmoi për mediat se arsyeja që e ka detyruar të japë shpjegime në SPAK ka të bëjë me hetimin e nisur ndaj tij për shpërdorim detyre, pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila përmes Zëdhënëses së Departamentit Antikorrupsion, Genta Vangjeli akuzoi publikisht më 8 qershor të këtij viti se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të ish-kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.
““Eurocompany” shpk ishte kontraktori, i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti” dhe që përfitoi 1.7 milionë euro”, deklaroi Vangjeli.
Ajo tha se Arian Tuku i arrestuar pas zbardhjes së bisedave në SKY EÇ mes bosëve të krimit dhe njerëzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!