Lajme Arkiva 2005
Partia Demokratike festoi 15-vjetorin e krijimit të saj, vit ky që e gjen sërish të djathtën në pushtet duke sjellë në kujtesë 12 vjetorin e vitit 1990.
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike përmendi në fjalën e tij dhjetoristët demokratë, dëshmorin Azem Hajdari si dhe kohën e qëndrimit në opozitë.
Sali Berisha: “Partia Demokratike erdhi si plan i idealeve më fisnike të intelektualëve, rinisë, qytetarëve shqiptarë, të cilët pak orë para mesnatës me 11 Dhjetor të vitit ’90 nën udhëheqjen e tribunit të lirisë Azem Hajdari vendosi të ndahemi një herë e përgjithmonë nga sistemi i monizmit, sistemi i gujareve të panumërta. Pas rebelimit komunist të ’97-tës përjetoi platformën e dhunës dhe terrorit politik më të egër të Evropës. U kthye për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Përmbysi socializmin të dytë të shëmtuar shqiptar dhe hapi rrugën e prosperitetit për çdo shqiptar.”
Në ditën kur Partia Demokratike mbush 15 vjetët e saj ishin të pranishëm jo vetëm themeluesit, por edhe anëtarët më të rinj./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!