#fatmirmediu #gerdci #mediuperceshtjengerdeci #gjykataelarte
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkon Gjykatës së Lartë prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit për dosjen “Gërdeci”.
Në dosje avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është anti-kushtetues dhe cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.
Më tej, mbrojtja e Mediut argumenton se vendimi është i cënueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël prishi një vendim të Gjykatës së Lartë.
Ishte kjo e fundit që kaloi shqyrtimin e kërkesës për kompetencë në Gjykatën e Posaçme. Gjithashtu për mbrojtjen, ndjekja penale për rastin është e parashkruar për shkak të kalimit të viteve.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke e marrë atë të pandehur për ngjarjen e Marsit 2008 të ndodhur Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!