Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të dorëhiqet siç bëri kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit për datëlindjen e tij.
"Berisha duhet të ndjekë shembullin e Elvis Rroshit. Ai ka gënjyer për ditëlindjen, ndaj duhet të dorëhiqet. Sali Berisha ka ndryshuar ditëlindjen, shkeli ligjin dhe duhet të hetohet’ ka thënë Balla.
Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë që të fillojë hetimet për deputetin demokrat Flamur Noka, pasi ai ka fshehur të dhënat personale në formularin e vetëdeklarimit.
Balla ka thënë se grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të bëjë kërkesë zyrtare në prokurori për këtë çështje.
Duke u ndalur në ndryshimin e datëlindjes nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha, Balla ka shtuar se ai ka shkelur ligjin dhe duhet të hetohet.
“Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj deputetit demokrat Flamur Noka. Grupi i PS do të bëjë kërkesë në prokurori për hetimin e Flamur Nokës. Flamur Noka është dëbuar nga ish-Jugosllavia.” tha ai.
Ещё видео!