Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së hënës përgjatë aksit Korçë - Bilisht ndërsa një grua humbi jetën dhe 6 persona të tjerë u plagosën.
Përplasja e dy automjeteve ndodhi në afërsi të fshatit Cangonj ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar i njërit prej drejtuesve të automjeteve e për pasojë 50 vjeçarja Miranda Malolli e cila udhëtonte si pasagjere humbi jetën. Viktima ishte në automjetin tip Ford së bashku me 4 persona të tjerë përfshirë edhe drejtuesin e automjetit kurse në automjetin tjetër tip Benz gjendeshin shoferi dhe një pasagjer që gjithashtu kanë mbetur të plagosur. Policia pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka nisur kqyrjen për të përcaktuar saktë dinamikën e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se mjetet udhëtonin në sense të kundërta lëvizje, por ka qene nje parakalim i gabuar i Benzit ai qe mund te jete bere shkaku i aksidentit te rende
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aksident#Devoll#TopChannelNews
Ещё видео!