Rublat ruse trazuan fushatën zgjedhore në 2017, por 4 vite më pas paratë dhe financuesit zemërgjerë rezultojnë të jenë sërish telash për partitë politike.
Një audit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka arritur në përfundim se dy forcat politike kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhen ndëshkuar pasi nuk kanë deklaruar burimin e të ardhurave për 86 kandidatë për deputet.
Nga hetimit KQZ del në pah se Partia Socialiste është shkelësja më e madhe e ligjit zgjedhor, pasi ka hapur jo vetëm thesin për fushatë, por ka tejkaluar kufirin e lejuar ne Kodin Zgjedhor, i cili parashikon se një subjekt nuk mund të shpenzojë më shumë se sa trefishi i parave të përfituara nga buxheti i shtetit.
PS në total deklaron se ka shpenzuar 172 milionë lekë, nga 167 milion që ishte shuma e lejuar. Në raport thuhet se tejkalimi ka shifrën e rreth 4.5 milionë lekëve dhe sipas parashikimeve ligjore partia ne pushtet duhet të gjobitet me vlerën e 5 milion lekëve. Kandidatët për deputet vijojnë të jenë problem për Partinë Socialiste, pasi për 17 prej tyre nuk dihet ku i siguruan paratë për të bërë fushatë. Për këtë shkelje Partia Socialiste rrezikon të ndëshkohet nga 500 mijë deri 1 milion lekë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KQZ#TopChannelNews
Ещё видео!