#oranews #x6 #x6teliqeni #aksidentteliqeni #aksidentteliqeniartificial #x6tediga #digaliqenit #makinatediga #liqeniartificialtirane
Një aksident i frikshëm është shënuar mëngjesin e kësaj të marteje në digën e Liqenit Artificial në Tiranës, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Kjo pasi një automjet tip “BMW X6” i cili vinte me shpejtësi nga nga rruga poshtë digës që njihet si “Rruga e Kosovarëve” përfundoi në digën e Liqenit, duke vënë në rrezik jetën e këmbësorëve të shumtë që frekuentojnë këtë zonë për ecje dhe aktivitete sportive. Gazetari i “Ora News” Isa Myzyraj nga vendngjarja bëri dhe dinamikën e plotë të këtij aksidenti ku shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe e makinë dqë për pasojë ka bërë të mundur që drejtuesi të humbiste kontrollin e mjetit duke e përplasur atë në murin anësor të digës. Myzyraj tha se makina ka ardhur dhe për shkak të shpejtësisë ajo ka fluturuar në digë duke u përplasur në murin mbrojtës të digës. Ai tha se mendohet se drejtuesi i mjetit të ketë qenë nën efektin alkolit ose të drogës. Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” duket qartë automjeti i përplasur në murin anësor, ku dhe njëra prej rrotave i ka dalë nga vendi si pasojë e përplasjes. Edhe pse tashmë vengi i ngjarjes është pastruar i gjithi dhe nuk ka mbetur asgjë nga aksidenti, Polkicia e Tiranës ende nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje të rëndë që mund të kishte pasur dhe dëme në njerëz.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!