Për të parën herë pas më shumë se 9 muaj tensionesh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic janë sot sërish përballë njëri-tjetrit në Bruksel, për një raund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve, pritshmëritë nga i cili megjithatë nuk janë edhe këtë radhë shumë të larta.
Takimi i parë i tyre këtë vit vjen në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar. Josep Borrell do të mbetet në krye të diplomacisë europiane deri në vjeshtë, ndërsa javën e ardhshme do të mësohet se kush e pason atë. I emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, Mirosllav Lajçak do të veprojë si ndërmjetës në dialog derisa të gjendet zëvendësuesi i tij. "Shpresojmë që të dy liderët të vijnë me vizionin dhe guximin e nevojshëm politik për ta çuar Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane", tha ai përpara takimit të sotëm, i cili me shumë gjasë, do të jetë i fundit në kuadër të dialogut që organizohet nga Borrell.
BE-ja pret nga udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, është që ata ta konfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjeve që kanë arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër. Asnjëra palë, deri më tani, nuk ka bërë ndonjë lëvizje drejt zbatimit të elementeve të kësaj marrëveshjeje. Prishtina refuzon të punojë për zbatimin e pikës 7 të marrëveshjes, e cila i referohet formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi vazhdon ta shkelë nenin 4, ku thuhet se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AleksandarVuçic#AlbinKurti#TopChannelNews
Ещё видео!