Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Për herë të parë Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian për ngjarjet që po ndikojnë në dialogun mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Deklarata e 19 shtatorit ku Brukseli i linte peshën më të madhe të fajit Kosovës për hapa të pamjaftueshëm në normalizimin e marrëdhënies me Serbinë, është kundërshtuar nga qeveria shqiptare.
Qëndrimi i Shqipërisë, i pari kundër BE-së që nga ulja në tryezë e Prishtinës dhe Beogradit zyrtar për të normalizuar marrëdhënien mes tyre, u mor pasi qeveria e vlerësoi si jo të drejtë.
Burime për Vizion Plus bën të ditur se pala shqiptare i shprehu shqetësimin Bashkimit Evropian për deklaratën e cila bën përgjegjëse Kosoven njëjtë me Serbinë.
Tirana zyrtare i ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se përgjegjësia për bojkotin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, protestat e serbëve, dhunimi i ushtarëve të KFOR-it apo rrëmbimi i tre policëve nuk qëndron te Kosova dhe as te përfaqësuesit e saj.
Nëse deri me sot çdo qëndrim i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë - Beograd është mbështetuar nga Shqipëria, në deklaratën e 19 shtatorit ndahet dhe del në krah të Kosovës.
Në qëndrimin e tij Bashkimi Evropian në 19 shtator deklaronte se qëndrimet e Kosoves jo vetëm ato për gjithë ngjarjet që pasuan zgjedhjet e bojkotuara nga serbët për kryetarët e rinj të komunave në veri të vendit nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe po kontribuojnë në rritjen e tensioneve.
Po aq në deklaratë kërkohej me ngulm nisja e punës konkrete për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit me paralajmërimin se Kosova dhe Serbia po rrezikojnë integrimin evropian.Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ne kuader te nje vizite zyrtare dyditore.
Pas takimit të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, ai doli ne nje konferencë te përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani
Kreu i qeverise shqiptare u ndal ne disa ceshtje te perbashketa, mes te cilave edhe njohja e kontributeve shoqerore ( sigurimeve) me Italine, ceshtje e cila prek mijera e mijera shqiptare qe jetojne dhe punojne ne vendin fqinje.
Ai shtoi se ceshtja e pensioneve me Italine po shkon drejt mbylljes dhe brenda nje kohe te shkurter rezultatet e bashkepunimit mes dy vendeve ne kete fushe do te jene konkrete.
Rama falenderoi Italine per mbeshtetjen e gjitheanshme ne disa fusha dhe e konsideroi kete vend, si aleatin kryesor ne procesin e integrimit europian.
Kryeministri tha se Italia eshte gjithashtu nje vend me kapital te rendesishem investimesh ne vendin tone dhe permendi mes te tjerash edhe ndihmen qe Italia po jep per ndertimin e linjes hekurudhore Tirane-Durres.
Rama shtoi gjithashtu se BE duhet patjeter te jete ne krah te Italise per ceshtjen e emigranteve pasi ky nuk eshte nje problem vetem per Italine, por per te gjithe unionin.
Ещё видео!