Rusia ka shpallur një armëpushim të përkohshëm për të lejuar civilët të largohen ga dy qytete të rrethuara. Forcat e putinit do të ndalin përkohësisht bombardimet në portin strategjik të Mariupolit në jug lindje dhe në qytetin e Volnovakha-s në lindje.
Ukraina nuk ka konfirmuar ende armëpushimin dhe nuk është menjëherë e qartë se sa do të qëndrojnë hapur këto korridore evakuimi. Kjo vjen pas një jave gjakderdhje që ka bërë që me mijëra civilë të vriten nga forcat e Putinit. Armëpushimi nisi në orën 8 të mëngjesit dhe ofron një dritare të shkurtër frymëmarrjeje për njerëzit e rrethuar në ukrainë.
Sot, më 5 mars, nga ora 10 sipas orës së moskës, pala ruse deklaron një regjim heshtjeje dhe korridore të hapura humanitare për largimin e civilëve nga Mariupoli dhe Volnovakha. Korridoret humanitare dhe trajektoret e largimit janë përcaktuar në pajtim me palën ukrainase
Mariupol ka qenë një nga qytetet e goditura më rëndë nga lufta ndërsa rusët e kanë bllokuar atë duke i ndërprerë ushqimet, ujin, nxehjen dhe transportin në ujëra të thellë. Kjo është krahasuar madje me bllokadën naziste të leningradit në luftën e dytë botërore. Dhe qytetarëve iu janë dhënë vetëm pesë orë për tu larguar, nga ora 8 e mëngjesit sipas orës sonë deri në orën 15.00.
për transportin e tyre janë angazhuar autobusë të posacëm. Për momentin ne po kërkojmë zgjidhje për problemet humanitare dhe të gjitha mënyrat për ta nxjerrë mariupolin nga blokada – tha kryebashkiaku Vadim Bojchenko. Duke qenë se qyteti ynë është vazhdimisht nën sulmin e pushtuesve, nuk ka zgjidhje tjetër – tha ai. Para njoftimit rus, ai kishte kërkuar një armëpushim dhe korridor humanitar për ushqime dhe ilace.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraine#Russia#TopChannel
Ещё видео!