Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka telefonuar presidentin serb Aleksander Vuçiç, për të folur pikërisht për ngajrjet në very të Kosovës, që ngriten edhe njëherë në maksimum tensionet mes dy vendeve.
Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti serb, në një bashkëbisedim me median, teksa tha se telefonata me Blinken nuk ka qenë aspak e lehtë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
Blinken I ka bërë të qartë Vuçiçit se SHBA-të do të marrin masa ndaj Serbisë, nëse ajo nuk sillet si duhet, teksa presidenti serb tha se nuk pajtohet me shumë nga qendrimet amerikane për çështjen.
Duke mos dhënë shumë hollësi mbi detajet e bisedës me Anthony Blinken, Vuçiç tha se të dy ranë dakord për të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri dhe rritjen e rolit të KFOR-it si mission paqeruajtës.
Gjithashtu, në diskutimin me median serbe, Vuçiç tha mohoi zërat e Serbia ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, pas ngjarjeve të së dielës në Banjskë të Zveçanit, ku pas një sulmi të paramilitarëve serbë, mbeti i vrarë edhe polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#Serbine
Ещё видео!