[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve të tij elektorale, në qarkun e Kukësit. Fillimisht, ai është ndalur përpara tunelit të Kalimashit, simboli i cili sipas kreut demokrat është diferenca mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ku këta të fundit bënë gjithçka për të ndarë Shqipërinë me Kosovën. Por Basha ripërsërit angazhimin e tij. “Vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese midis Shqipërisë dhe Kosovës.” E më pas Basha ka udhëtuar drejt Kukësit ku edhe këtu është pritur nga dhjetëra qytetar, me veshje tradicionale të zonës. Kreu demokrat, në fjalën e tij, iu drejtua qytetarëve kuksianë me një mesazh të cilin ata duhet t’ua çojnë fëmijëve të tyre emigrant. “Thërrisni bijtë tuaj nga emigracioni dhe t’i themi se me 25 prill vullkani i ndryshimit do të bëjë të mundur që një herë e përgjithmonë kuksianët, bijtë dhe bijat e tyre të jetojnë me dinjitet, me punë, me rroga dhe paga dinjitoze këtu, këtu në Kukësin tuaj.” Në turin e tij në Qarkun e Kukësit, Basha është takuar dhe me minatorët e Kalimashit, të cilëve iu ka premtuar kushte më të mira të punës dhe rikthimin e vëmendjes së shtetit ndaj tyre.
Ещё видео!