Një 29 vjeçar humbi jetën në spital tri orë pasi u sulmua me levë në një lokal në Sllatinë të Dibrës. Nuk ka vonuar dhe policia për këtë ngjarje arrestoi tre persona, vëllain e viktimës Qazim Plaku, dhe dy vëllezërit Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa që dyshohet se vranë 29 vjeçarin Dukagjin Plaku.
Të gjithë personat kanë qenë duke pirë alkool në një lokal të fshatit. Në debat e sipër u përfshinë në sherr mes tyre. I pari që ka qëlluar ka qenë vëllai i viktimës. Ai plagosi me thikë njërin nga dy vëllezërit kundërshtarë, 24 vjeçarin Myrteza Hysa. Në këtë moment ata janë kundërpërgjigjur duke goditur me leva dhe hunj 29 vjeçarin i cili nuk u mbijetoi dot plagëve. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
/ABC news Albania 24/7
Ещё видео!