#rtvora #oranews
Ura e Vanës vazhdon të mbajë të izoluar rreth 200 banorë të këtij fshati. Shembja e këmbëve të saj ka bërë të pamundur kalimin për automjetet, ndërsa rrezikon banorët që kalojnë aty.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë emergjencat civile e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen gjatë ditës së djeshme ndërsa ditën e sotme ka mbërritur Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj.
Mamaj është shprehur se brenda 48 orëve Ura e Vanës do të rehabilitohet, ndërsa ka theksuar se në këto vite Bashkia Delvinë nuk ka pasur një projekt konkret për ti dhënë zgjidhje këtij problemi jetik për banorët e këtij fshati.
Majlinda Qilimi, kryebashkiakja e Delvinës është shprehur se kjo bashki nuk ka kushtet e duhura financiare për ndërtimin e një ure të re me standardet që kërkohet ndaj deri me tani ishin marrë masa të vogla paraprake.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!