SUPERSPORT ALBANIA
Kukësi, festë madhështore për titullin
Të dielën, Kukësi do të festojë për herë të parë titullin kampion. Drejtuesit e klubit verilindor kanë planifikuar gjithcka në detaje sa i përket festës që do të organizohet në Kukës për titullin e parë kampion, vetëm 24 orë pasi skuadra të ngrejë lart trofeun në Gjirokastër në festën që organizohet nga FSHF. Sa i përket festimeve në qytet është menduar që gjithcka të jetë madhështore, shumë më tepër madje se një vit më parë kur skuadra mori Kupën e Shqipërisë. Presidenti Gjici i ka dërguar ftesë të gjithë presidentëve të skuadrave të tjera për t’i bërë dhe ata pjesë të festimeve duke dashur të nisë dhe një traditë të re, ku në përfundim të sezonit pavarësisht polemikave të fushës të gjithë duhet të sheshojnë mosmarrëveshjet mes tyre.
Për një festë sa më të përsosur është kontaktuar me një agjensi organizimi të eventeve të tilla që do të marrë gjithcka përsipër duke nisur që nga muzika, e deri te detajet e ceremonisë por dhe këngëtareve apo personezheve që do të ngjiten në skenë për të përshëndetur Kukësin kampion. Festa do të fillojë në orën 20:00 të së dielës ndërsa janë përgatitur dhe klipet e të gjithë protagonistëve të këtij sezoni në momentin që ata do të ngjiten në skenë. Ndërkohë që deri ditën e festës do të mësohet nëse dhe presidenti Gjici do të mbajë premtimin e tij që në rast të fitimit të titullit kampion do të përshkruajë me këmbë rrugën nga tuneli në Kukës.
Like dhe Subscribe!
Ещё видео!