Qytetarët protestuan mbi dy orë këtë të diel para Kryeministrisë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit kundër rritjes së çmimeve.
Tashmë ata janë zhvendosur dhe kanë bllokuar kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” pranë Gjykatës së Lartë.
Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë.
Protestuesit në Tiranë marshuan drejt Kryeministrisë me banderolën “Boll na vodhët!”.
Ishte një protestë paqësore, ku mbajtën fjalën disa prej aktivistëve.
Avokati Adriatik Lapaj tha për Top Channel se protesta do të vijojë deri në momentin kur qytetarët do të duan të dalin të protestojnë.
Pavarësisht vendosjes së Paketës të Rezistencës Sociale, ata dolën sërish në protestë.
Qytetarët gjithashtu protestuan në Kukës, Devoll dhe Korçë, me pankarta në duar dhe thirrje qeverisë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!