KRUJË - Një makine në pronësi të një 24-vjeçari i është vënë tritol gjatë natës. Ngjarja u shënua rreth orës 23:20 në lagjen “Gur Kuqe” të Krujës në makinën tip Renault të Armando Cenjës, banues në Fushë-Krujë. Fatmirësisht nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale, pa asnjë të lënduar për shkak se makina ka qenë e parkuar dhe pa njeri brenda.
Por nga hetimet paraprake që policia ka kryer deri më tani, nuk përjashtohet mundësia që ky atentat të jetë i inskenuar nga vetë pronari i makinës. Kjo është një pistë e mundshme ku policia ka fokusuar hetimet. Një pistë tjetër, është edhe ajo e problematikave që 24-vjeçari mund të ketë pasur me persona të tjerë.
Pronari i makinës është shprehur për grupin hetimor se e kanë kërcënuar disa herë në telefon. Armand Cenja ka në pronësi një dyqan celularësh.
Ещё видео!