Pas përfundimit të punimeve në Tiranë të Samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, disa prej liderëve kanë vijuar vizitën në Shqipëri, duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të vendit. Presidenti Bajram Begaj hapi serinë e takimeve me kryeministrin kroat Andrej Plenković, me të cilin diskutoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e zgjerimit si edhe nënvizoi domosdoshmërinë e vijimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Më pas, kryeministri kroat iu drejtuar selisë së qeverisë shqiptare për një takim me shefin e ekzekutivit Edi Rama, me të cilën e përqëndroi vizitën, tek proceset e integrimit, stabiliteti i rajonit dhe bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit. Sipas Ramës, Kroacia është një partner, me të cilin bashkëpunimi duhet të jetë në plan të parë.
Takimet e dyta zyrtare ishin rezervuar me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ishte e para që zhvilloi takimin zyrtar me shefin e qeverisë greke, me të cilin ndaj suksesin e samitit të Bashkimit Europian, por edhe problematikat mes dy vendeve. “Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri kontribuojnë në forcimin e miqësisë mes dy vendeve” - nënvizoi Nikolla, ndërsa shtoi se Shqipëria i është mirënjohëse Greqisë për mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar për rrugëtimin evropian, për partneritetin e ngushtë në NATO, për bashkëpunimin e shkëlqyer politik dhe ekonomik e tregtar.
Takimet e mëtejshme të kryeministrit grek ishin me kryeministrin Edi Rama, takim i përfshirë edhe në axhendën e Mitsotakis përpara nisjes në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian.
Rama dhe Mitsotakis biseduan mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon, Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e Greqisë në këtë rrugëtim.
Një takim me kryeministrin grek zhvilloi në orët e mbrëmjes së të martës edhe presidenti Bajram Begaj. Duke iu referuar fqinjësisë së mirë dhe vlerave e sfidave të përbashkëta, Kreu i Shtetit e konsideroi praninë e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi si një vlerë të shtuar për këto marrëdhënie. “Ato përbëjnë një urë të fortë, të vërtetë e të sinqertë miqësie e bashkëpunimi, për të cilën ne jemi të gatshëm ta forcojmë e promovojmë më tej”, u shpreh Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit vlerësoi frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit në dialogun midis dy qeverive, si në nivel politik ashtu dhe në nivel ekspertësh. “Ju siguroj se çdo çështje e vjetër ose e re do të trajtohet me seriozitetin maksimal, sipas normave të fqinjësisë së mirë dhe parimeve të reciprocitetit dhe në respekt të Kushtetutës, Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, të drejtës ndërkombëtare dhe si vende aleate të NATO-s”, theksoi Presidenti Begaj.
Mitsotakis kishte planifikuar një vizitë edhe në Himarë, Livadh dhe Dervician, por sipas njoftimit të Ambasadës Greke në Tiranë, për shkak se fluturimi me helikopter nuk ishte i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për në këto zona u shty dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tirana#TopChannel
Ещё видео!