Armend Mehaj dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes në Kosovë, pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku një anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës mbeti i vrarë në një lokal nate në Prishtinë.
Përmes një reagimi në Facebook, Mehaj nuk e lidh dorëheqjen me këtë ngjarje, por thotë se po largohet nga qeveria për arsye familja.
Në shënimin e gjatë Mehaj ka përmendur arritjet, thellimin e bashkëpunimit ushtarak me partnerët perëndimorë, Turqinë dhe Shqipërinë si dhe avancimin drejt objektivit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Dorëheqja është pranuar nga Kryeministri Albin Kurti. Kurti thotë se falenderoi Mehajn për punën e pandërprerë dhe kontributin dhënë për forcimin e ushtrisë së Kosovës, ndërsa njofton emërimin e Ejup Maqedoncit në postin e tij.
Maqedonci është drejtues i Forcave të Sigurisë së Kosovës, që pati rol kryesor në koordinimin dhe menaxhimin e FSK-së në kuadër të stërvitjes Defender Europe 23. Gjithashtu, ai është ish-pjesëtar i UÇK-së dhe vjen nga një përvojë dhe karrierë e gjatë ushtarake.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ArmendMehaj#Doreheqja
Ещё видео!