Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të zgjedhur strukturat drejtuese të saj nisi me një minutë heshtje dhe vendimin për të shpallur kryetar nderi të këtij këshilli ish-presidentin Bujar Nishani. Sipas rendit të ditës, fjalën e mori ish-kryeministri Berisha që akuzoi qeverinë për aleancë me Serbinë, në dëm të interesave të Shqipërisë.
“Nuk mundet që të mbahet një parlament me njerëz që janë shtojcë e Beogradit. Çfarë presim ne më shumë se sa t’u thuhet nuk pranojmë dënimin e genocidot në Kosovë, se nuk na pranon Serbia në Ballkanin e Hapur.
Sali Berisha, në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së tha se presidenti i ri, i cili është në dorën e Partisë Socialiste, do të zgjidhet nga votat e pushtetit të vjedhur.
Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100 në Shqipëri. Zgjedh kukullën e tij, pra zhvillimet janë dramatike, por qëndrimi ynë duhet më i vendosur dhe më i fuqishëm ndaj një regjimi armiqësor. Kam besim te anëtarët e partisë se s’do pranojmë kurrë këtë plaçkitje të pangopshme të qytetarëve shqiptare. Nuk do të pranojmë këtë shkelmim para botës së qytetëruar. Kush mohon gjenocidin, është kriminel, prandaj duhet të ngrihemi sa më shpejt, deri në triumf.
Këshilli Kombëtar i PD u mblodh sot në orën 17:00, ku ka nisur votimi për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë. Sot pritet të zgjidhet sekretari i Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD. Belind Këllici, Agron Shehaj, Luciano Boci dhe Oerd Bylykbashi, janë 4 kandidaturat për nënkryetarë partie. Në garë për postin e sekretarit të përgjithshëm, janë Flamur Noka dhe Arben Ristani. Ndërkohë në garë për postin e sekretarit organizativ janë Ervin Minarolli dhe Aurel Bylykbashi, ndërsa Ivi Kaso dhe Çlirim Gjata do të garojnë për postin e sekretarit zgjedhor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PD#Berisha#TopChannel
Ещё видео!