Në seancën e përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, presidenti amerikan Joe Biden e hapi fjalimin e tij me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Trump, ndërsa u duk sikur po ftonte presidentin rus Vladimir Putin të pushtonte vendet e tjera të NATO-s, që nuk shpenzojnë në fushën e mbrojtjes. Biden tha se demokracia është nën kërcënim brenda dhe jashtë vendit dhe e quajti të papranueshëm qëndrimin e ish-presidentit Donald Trump ndaj NATO-s.
“Liria dhe demokracia janë nën sulm në botë. Tani, jemi ne që përballemi me një moment të paprecedentë në historinë e bashkimit. Tani paraardhësi im, një ish-President republikan, i thotë Putinit, po e citojë, ‘Bëj çfarë të duash’”. Unë mendoj se kjo është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Biden.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Kongresit që të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj. Ai kishte gjithashtu një mesazh për Putinin, ndërsa e përdori fjalimin për të nxitur, përsëri Kongresin të miratojë paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për armët për Ukrainën dhe ndihmën për Izraelin, e cila është bllokuar nga kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
“Unë i them këtë Kongresit: ne duhet t'i rezistojmë Putinit. Nëse Shtetet e Bashkuara largohen, do ta rrezikojë Ukrainën. Europa është në rrezik. Bota e lirë do të jetë në rrezik, duke inkurajuar të tjerët që dëshirojnë të na bëjnë dëm. Mesazhi im për Presidentin Putin, të cilin e njoh prej kohësh, është i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem. Por tani ndihma për Ukrainën po bllokohet nga ata që duan që ne të tërhiqemi nga roli udhëheqës në botëror”, shtoi Biden.
Lidhur me gjendjen e rëndë humanitare në Gazë, Biden i beri thirrje Izraelit që të mos e konsiderojë çështje dytësore dërgimin e ndihmave për civilët e bllokuar nga luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.
“Unë e di që pesë muajt e fundit kanë qenë tronditës për kaq shumë njerëz. Betohem për të gjitha familjet se nuk do të pushojmë derisa të sjellim të dashurit e tyre në shtëpi. Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për të dërguar më shumë ndihmë humanitare në Gaza. Unë po drejtoj ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision urgjent për të krijuar një port të përkohshëm në Mesdhe në bregdetin e Gazës ku anije të mëdha do të transportojnë ushqim, ujë, ilaçe dhe strehimore të përkohshme. Por edhe Izraeli duhet të bëjë pjesën e tij, duhet të lejojë më shumë ndihmë në Gaza dhe të sigurojë që punonjësit nga organizatat humanitare të mos preken nga sulmet”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Mes të tjerash Biden mbrojti të drejtat e abortit dhe tha se do të punonte për t'i rikthyer ato në mbarë vendin nëse zgjidhet përsëri.
Por pas fjalimit të Biden, senatorja republikane nga shteti i Alabamës, Katie Britt, mbajti një fjalim të shkurtër duke i kritikuar demokratët dhe Shtëpinë e Bardhë për krizën e emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, inflacionin, shpenzimet e larta qeveritare dhe politikën e jashtme të presidentit Biden, përfshirë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani në vitin 2021 dhe bisedimet me Iranin për një marrëveshje të re bërthamore.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!