Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Opozita ka mendim dhe qëndrim të unifikuar, se me Kryemnistrin Edi Rama, nuk mund të këtë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në bashkëbisedim me strukturat në Librazhd dhe Përrenjasi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se shtetin e kanë marrë në dorë krimi dhe trafikantët, ndërsa Kryeministri e ka lidhur vetën me ta, sepse ka frikë nga vota e lirë e qytetarëve.
Basha: Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin ministër të Brendshëm? Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve.
Të njëjtin qëndrim dhe akuzë artikuloi dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në takimin me strukturat e Tiranës.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!