Demokratët e festuan të ndarë 32 vjetorin e themelimit të forcës së tyre politike për të dytin vit me radhë. Dy grupimet ‘Alibeaj’ dhe ‘Berisha’ nuk pranuan të trokisnin gotat me njëri tjetrin këtë 11 dhjetor, duke mos ngurruar të dërgojnë edhe mesazhe në distancë ndaj njëri tjetrit.
Ish kryeministri e nisi ditën me një urim drejtuar simpantizantëve demokratë.
Në urimin e tij ish kryedemokrati, Lulzim Basha theksoi se kjo forcë politike lindi europiane dhe po ky drejtim duhet të ruhet edhe në të ardhmen.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk i kurseu thumbat politike, kur tha se çdo përpjekje për të vendosur interesat personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që kërkon reflektim. Komentet e Alibeajt mbërrijnë pas deklaratave të Sali Berisha ndaj Ambasadorit Britanik dhe Ambasadores së SHBA, të cilët i ka akuzuar si të korruptuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ditëlindja#PD
Ещё видео!