#albinkurti #policia #hetime #gruphetimor #zgjedhjetnekosove
38.7% e qytetarëve në Kosovë e vlerësojnë të dobët 6-mujorin e parë të Qeverisë Kurti, madje 9% shumë të dobët.
Prej tyre 52/1 % e të punësuarve në sektorin publik e cilësojnë të dobët apo shumë të dobët qeverisjen Kurti ndërsa nga sektori privat 38.1%.
Sipas një infografike të krijuar nga Instituti D4D si pjesë e projektit “Rruga dytësore drejt Europianizimint: Një qasje partneriteti”, 29% e qytetarëve e vlerësojnë mjaftueshëm punën e qeverisë Kurti në 6 muajt e parë ndërsa 32.3% e cilësojnë si të mirë, prej tyre 10.9% si shumë të mirë.
Lëvizja Vetëvendosje arriti një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të 14 Shkurtit, duke fituar 50.3% të votave, por në zgjedhjet e fundit ka pasur rënie drastike duke dalë fituese në këto zgjedhje LDK e PDK.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit i ka kërkuar Kryeministrit Kurti të lexoj me kujdes rezultatin e zgjedhjeve ndërsa i ka thëhë se duhet që t’i mbështesë të gjitha komunat pa dallim.
Kjo deklaratë e Krasniqit vjen pas deklaratave të kandidatëve për kryetar komunash nga LVV-ja se vetëm ata do të kenë përkrahjen e qeverisë nëse arrijnë të fitojnë në zgjedhje kishin zgjuar reagime dhe pakënaqësi të partitë tjera politike.
Ai për këtë pyetje nuk ishte përgjigjur as ditën e zgjedhjeve. Ndërsa një ditë më pas ka thënë se do të bashkëpunoj me të gjithë kryetarët të cilët do të luftojnë krimin dhe korrupsionin.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!