Autoritetet në Florida kanë nisur një operacion të madh kërkim-shpëtimi, pas dëmeve të jashtëzakonshme që ka shkaktuar Uragani Ian.
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Florida po zyrtarët druhen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm. Presidenti amerikan, Joe Biden, kishte paralajmëruar që më herët se uragani mund të jetë më shkatërrimtari në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”. Ian aktualisht ka humbur fuqi dhe po zhvendoset drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut. Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë energji elektrike në Florida.
Përmbytjet ndërkohë janë aq të rënda, saqë disa banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre. Garda Kombëtare është duke shkuar derë më derë për të shpëtuar personat e bllokuar. Shumë banorë madje janë detyruar të notojnë në ujërat e përmbytjeve për të dalë nga shtëpitë e tyre.
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, tha një ditë më parë se dëmet në disa rajone janë gati të papërshkrueshme. Uragani Ian ka goditur fillimisht Kubën duke e lënë gjithë ishullin pa energji elektrike ditën e martë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!