Lajme arkiva 2005
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për integrim Dritan Prifti, ish-anëtarë i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste shprehet skeptik për betejën që startoi kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama.
Dritan Prifti: “Unë zotit Rama i them se nuk është e thjeshtë ta rrëzoj Fatos Nanon nga kreu i Partisë Socialiste, jo vetëm se ai tashmë ka shumë leva përveç levës së parasë për të ruajtura pozicionin e tij në krye të partis, por zoti Nano gjithashtu ka një eksperiencë më të madhe në parti dhe e njeh Partinë Socialiste më mirë se zoti Rama. Unë si një ish-anëtarë i forumeve të Partisë Socialiste mendoj që pavarësisht se duket e vështirë në pamje të parë rrëzimi i Fatos Nanos, baza nuk e do më Fatos Nanon dhe nëse do të ketë një guxim të vërtetë për të sjell një debat dhe një luftë për rrëzimin e tij, rrëzimi do të jetë më i thjeshtë nga sa mendohet.”
Për sa i takon idesë së hidhur nga socialisti Rama për bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim Prifti shprehet pozitivisht.
Dritan Prifti: “Nëse e majta nuk do të bashkohet ne do të duhet të rrimë në opozitë për një kohë shumë të gjatë.”/tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!