Byroja Kombëtare e Hetimit, si një prej strukturave më të domosdoshme për Prokurorinë Speciale SPAK dhe pjesë e Drejtësisë së re është në fazën e kompletimit të saj.
Pas përfundimit të testimit teorik dhe fizik dhe testit të poligrafisë, tashmë për kandidatët e përzgjedhur ka nisur procesi i vettingut. Madje, burimet bëjnë me dije se ky process do të bëhet me shpejtësi për të mos penguar nisjen e punës së kësaj strukture dhe SPAK në tërësi.
Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Aplikantët kishin afat deri më dy dhjetor për të dorëzuar deklaratën e pasurisë, të plotësuar.
Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Pas përfundimit të të gjitha detyrimeve sipas ligjit do të përzgjedhurit do të trajnohen në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me lektorë nga FBI amerikane.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SPAK#BKH#TopChannel
Ещё видео!