Tre persona janë vënë në pranga pas hetimeve të policisë së Vlorës në lidhje me një grabitje me dhunë në një banesë në qytetin bregdetar dy ditë më parë.
Mes të arrestuarve është edhe një 41-vjeçar, i dënuar për vrasje në Greqi.
“Është finalizuar operacioni policor i koduar “Breaking”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: A. T., 39 vjeç, banues në Vlorë; K. B., 41 vjeç (i dënuar për vrasje në shtetin grek) banues në Vlorë; O. P., 33 vjeç, banues në Vlorë”, njoftoi policia.
Sipas policia 39-vjeçari dhe 41-vjeçari kanë hyrë me forcë në banesën me qira të dy shtetaseve të huaja, njëra kolumbiane e tjetra venezueliane. Nën kërcënimin e një pistolete lodër, ata u kanë vjedhur një shumë prej 500 eurosh, një celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.
Më pas dyshohet se dy autorët janë ndihmuar nga 33-vjeçari për t’u larguar nga Vlora drejt Tiranës me një “Audi” me qëllim fshehjen nga kontrollet. 33-vjeçarit i është gjetur gjatë kontrollit edhe një sasi kanabis me vete.
Po ashtu policia thotë se ka sekuestruar pistoletën lodër, veshjet, një makinë tip “Range Rover” të përdorur nga autorët, një shumë parash prej 440 eurosh, dokumentin e vjedhur, një makinë Audi, sasinë narkotike dhe 7 celularë./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!