[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Bashkia e Tiranës ka shtuar investimet edhe në periferi. Një kënd çlodhës i është shtuar Saukut. Duke e quajtur një premtim të mbajtur Erjon Veliaj tha cilësia e punimeve është e njëjtë me qendrën.Përfundon një tjetër investim në kryeqytet. Rehabilitimi i një blloku banimi ne zonën e Saukut të Vjetër është shoqëruar me ndërtimin e një këndi çlodhës. Erion Veliaj e ka cilësuar premtim të mbajtur investimin“Jam super i lumtur sot që kthehemi pas një viti, kemi qenë këtu me kryeministrin Edi Rama për një takim dhe thamë se brenda një viti do ta rregullojmë këtë hapësirë. Sot edhe Sauku i Vjetër i ngjan 35 këndeve të tjera të lodrave që kemi bërë në gjithë Tiranën, për t’iu thënë të gjithë fëmijëve se nuk ka rëndësi ku e kemi shtëpinë, në Sauk të Vjetër, në Kombinat, në Bllok, në Allias, në Laprakë, në Kinostudio, por kushtet i kemi njësoj”.Krahas investimit per krijimin e këndit çlodhës ne kete zone eshte bere edhe sistemimi i kanaleve, ndertimi i trotuareve, dhe asfaltimi i rruges.
Ещё видео!