[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kjo qe shihni është mënyra se si mësuesit janë vlerësuar deri tani! Me i rëndësishëm se sa kualifikimi janë bindjet e tyre politike. Këtë fakt tronditës e dëshmon kjo liste konfindenciale e siguruar nga Vizion plus. Pa gjeninë e mësuesve, lista te tera janë hartuar para zgjedhjeve nga Drejtoritë Arsimore, ku janë raportuar bindjet politike ne shkolla, nga drejtori deri tek sanitaret. Ne listën qe arritëm te siguronim, e datës 30 prill te këtij viti, gati dy muaj para zgjedhjeve, janë te detajuar te gjitha te dhënat e mësuesve te shkollës 9-vjeçare "Kocaj", ne Baldushk. Ne krah te specifikes se çdo mësuesi është shënuar dhe CV e tij politike. Listën e kryeson drejtori i shkollës "Kocaj". Veç profilit te tij, ngarkesës mësimore dhe vendbanimit, është shënuar vota e tij, konkretisht për Partine Demokratike. Ne fakt kane qene vete drejtoret e shkollave, te emëruarit direkt te politikes, qe para zgjedhjeve te hetojnë dhe hartojnë listat partiake te mësuesve. Edhe ne këtë liste te siguruar nga Vizion Plus, ne fund ajo tregon autorësinë e drejtorit te shkollës. Po sipas këtij dokumenti qe u dorëzohej drejtorive arsimore, rezulton se mësuese Mira me vendbanim ne njësinë 5 dhe arsimtare ne Baldushk, është e vetmja qe ka deklaruar votën pro Partisë Socialiste. Edhe me skandal është fakti kur zyrtaret e komanduar nga politika për këtë qellim nuk kane arritur te mësojnë bindjet politike te mësuesve. Ne listeprezencën dorëzuar drejtorive arsimore, atyre qe nuk u është lexuar dot mendimi për bindjet politike, a janë shënuar me termin "I ose e dyshimte". Ne këto zgjedhje listat partiake u shtrinë ne te gjithë administratën. Frika për vendin e punës detyroi qe shume punonjës te premtonin votën edhe pse para kutive te votimit qëndrimi i tyre mund te ishte i ndryshëm. Me rotacionin politik qeveria Rama premtoi ndarjen e arsimit nga politika. Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, pak dite me pare ne një takim me gazetaret siguroi se profesionalizimi do te jete kushti i vetëm për vendin e punës se mësuesve. Politika për te dhe qeverinë e re, do te mbetet jashtë shkollës.
Ещё видео!