Shqipëria ka qenë përherë në krye të listës së vendeve që i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur bëhet fjalë për diplomatë që janë shpallur non grata, për shkak të shkeljes së statusit të tyre.
Shqipëria ka një “vend nderi” në raport me Shtetet e Bashkuara për vendimmarrjen e përzënies së diplomatëve me mision spiunazhi në Shqipëri.
Shqipëria e nisi përjashtimin e diplomatëve me dy diplomatë rusë për shkak se “veprimtaria e tyre nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik”. Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës janë detyruar të lënë Tiranën.
Këta dy diplomatë rusë u shpallën të padëshiruar. Kjo erdhi si një përgjigje e koordinuar ndaj helmimit me gaz nervor të Sergei Skripal, një ish-oficer i shërbimit sekret rus i kthyer në agjent të dyfishtë dhe vajzës së tij Julia në Salisburi të Mbretërisë së Bashkuar më 4 mars.
Në një njoftim për shtyp të asaj kohe, Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme komunikoi urdhrin e përzënies së ambasadorit të Rusisë në Shqipëri Aleksandër Karpushin.
Vendimi nuk ishte i papritur pasi qeveria shqiptare pati pohuar se po shqyrtonte kërkesën për largimin e diplomatëve rusë të akredituar në Tiranë, në kuadër të sanksioneve që kishte vendosur NATO ndaj Rusisë pas helmimit me agjentë nervor kimikë të ish-spiunit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe.
Pas tyre radha ishte e iranianëve, të cilët Irani i solli si diplomatë por Shqipëria i dëboi si të përfshirë në spiunazh. Mohammad Ali Arz Peimanemati ishte Konsulli i Ambasadës Iraniane në Shqipëri. Me një të kaluar aspak diplomatike, por i caktuar i tillë, me një qëllim tjetër krejt të kundërt me atë çfarë duhet të bëjë një diplomat. Ai ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit “Quds”.
Seyed Ahmad Hosseini Alast, mbante postin e Atasheut kulturor, por me ndihmën e partenerëve ndërkombëtarë, Drejtoria e Antiterrorit dhe Shish morën të dhëna se Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike.
Ndërsa në dhjetor të vitit 2018 Shqipëria shpalli non grata edhe Gholamhossein Mohammadnia ambasador i Iranit në Shqipëri nën dyshimin se ishte agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke e dëbuar. Të njëjtin fat pati edhe Mostafa Roudaki, një tjetër diplomat ish-sekretar i Ambasadës së Iranit në Shqipëri duke u dëbuar po në dhjetor 2018.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Diplomatet#Spiune#TopChannel
Ещё видео!