Natasha Bajrami, nëna e tre prej vajzave të dhunuara në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër, me lot në sy tregon se kërkon të marrë vajzat e saj nga ky institucion, por nuk ia lejojnë.
Gruaja tregon për Report Tv sesi vajzat po i përgjërohen për t’i larguar nga ai vend, por drejtuesit nuk ia lejojnë t’i marrë. Nëna e tre vajzave shprehet se ka qenë e detyruar t’i dërgojë vajzat në këtë institucion, pasi në këmbim Ministria e Mirëqenies Sociale i kishte premtuar strehim. Por, pas skandalit të publikuar në këtë jetimore, ajo ka mbetur pas kangjellave të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, duke kërkuar me ngulm që vajzat e saj të rikthehen në gjirin familjar, edhe pse kushtet në të cilat ata jetojnë janë të mjerueshme.
Natasha mban në dorë edhe një letër që i kanë shkruar vajzat e saj ku kërkojnë të lënë Qendrën e fëmijëve dhe të jetojnë me të. Natasha thotë se fëmijët e saj më mirë të jetojnë në skamje dhe kushte ekstreme sesa të dhunohen në ketë shtëpi fëmijësh. Prindërit dhe 8 fëmijët e tjetër të tyre jetojnë në një barakë ku mungojnë edhe kushtet më minimale.
Ещё видео!